Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata e përmbytjeve është drejt normalizimit.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende.
Gjatë intervistës Çako tha:
“Uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende, sepse kuptohet se efekti i lumenjve do kohën e vet, pasi tashmë kanë pushuar reshjet deri diku në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Shqipërisë së mesme. Ka reshje të nivelit ë ulët, por gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se pritshmëria për motin është pozitive”.
Çako u shpreh se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët. Ndër të tjera ai shtoi:
“Sot në të gjitha prefekturat ku ka pasur problem janë dërguar rezerva ushqimore. Nuk ka asnjë individ që është në nevojë për t’u evakuuar. Trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri”.
Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.