
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Pranvera Fagu tha se ka paditur në prokurori 46 biznese, për shkelje të legjislacionit doganor. Drejtuesja e doganave bëri këtë deklaratë në konferencën e organizuar nga qeveria me krerët e institucioneve financiare, për luftën kundër informalitetit. Fagu sqaroi se janë kryer kontrolle në 4682 bizenese në të gjithë territorin në dy vitet e fundit. Drejtoresha e Doganave tha se gjatë kontrollit për zbatimin e legjislacionit doganorë janë gjetur në shkelje 159 biznese. Gjatë procesit janë pushuar nga puna 23 punonjës të doganave për shkelje të ligjit.