Drejtoresha e HRW-së Ramës: mos mbro të akuzuarit duke sulmuar gjykatën speciale; përdorimi i saj kundër opozitës ofendon viktimat

Drejtoresha e HRW-së Ramës: mos mbro të akuzuarit duke sulmuar gjykatën speciale; përdorimi i saj kundër opozitës ofendon viktimat

Drejtoresha për Europën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch Lotte Leicht ka mbrojtur sot gjykatën speciale dhe proceset e saj kundër Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Leicht është shprehur në një seri prej 10 mesazhesh në Twitter, se përmes këtyre proceseve “do të merret më në fund vesh e vërteta dhe do të bëhet drejtësi”.

Ajo ka kritikuar ata që i quajnë akuzat dhe gjykatën sulm ndaj luftës së kosovarëve për liri, duke veçuar Kryeministrin Rama për sulmet e tij kundër “një gjykatë që ka mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve”.

Leicht ka kritikuar gjithashtu përpjekjet e Ramës për të përdorur gjykatën si mjet sulmi ndaj opozitës në Shqipëri, çfarë ajo e ka quajtur është “ofendim për viktimat”.

Ajo ka shprehur gjithashtu kritika që krimet e sërbëve nuk janë dënuar të gjitha dhe që kriminelët e dënuar konsiderohen si heronj në Serbi.

Së fundmi, Leich ka shprehur shpresën se proceset para gjykatës speciale do të shërbejnë për të filluar përpjekjet për drejtësi dhe shtet të së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Më poshtë tesakti i plotë i mesazheve në Twitter të Leicht.

Sot, dalja e parë para gjykatës e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar së bashku me tre drejtues të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës — në Kosovë dhe më gjerë.

Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani do të munden që më në fund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi.

Dy hapa janë thelbësorë tani:

1) Sigurimi i mbrojtjes së fuqishme për dëshmitarëve, çfarë ka minuar kaq shumë cështje në Kosovë në të kaluarën; dhe

2) Gjykime të paanshme sa më shpejt të jetë e mundur duke u siguruar process të drejtë për të pandehurit.

Kritikët e gjykatës e përshkruajnë atë si një përpjekje të njëanshme, antishqiptare.

Por akuzat përfshijnë mabjtjen me forcë dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë. Dhe shumë nga viktimat serbe dhe rome u zhdukën pas luftës, të palidhura me përplasjet me armë.

Asnjë nga këto nuk e zbeh realitetin e mirë-dokumentuar se numri mbizotërues i krimeve të luftës në Kosovë u krye nga forcat serbe dhe jugosllave.

Në këtë drejtim, drejtësia ka qenë në mënyrë të turpshme e dobët.

Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj.

Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (e drejta për të hyrë në luftë) dhe jus in bello (të drejtat që duhet të zbatohen gjatë luftës).

Çfarëdo që çdo kush mendon për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat për sjelljen gjatë luftës janë të detyrueshme për të gjitha palët.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA-të [duke e quajtur atë] sulm ndaj “drejtësisë së pacënueshme të luftës çlirimtare”

Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo ndonjë lëvizje, apo grup të armatosur apo kauzë. Pse po i mbron ai ata?

Përpjekjet e Kryeministrit të Shqipërisë për të përdorur gjyaktën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe në adresë të gabuar — një fyerje për viktimat.

Kosova po jep shembullin e bashkëpunimit të saj me gjykatën speciale.

Uroj që Serbia, Kroacia dhe Bosnja, gjithashtu, të angazhohen për të ndjekur penalisht me ashëprsi të gjitha krimet e luftës, pavarësisht se kush janë autorët e tyre.

Le ta lëmë gjykatën speciale t’i japë shtysë një përpjekje të re për të çuar përpara drejtësinë në Ballkanin Perëndimor.

Lotte Leicht ka mbështetur edhe më parë hetimin ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Më 24 qershor, ajo tha se “hetimi është një hap përpara për drejtësinë duke qënë se këto krime kanë qendruar mbi kokë Kosovës për dy dekada”.

Rama sot përdori një artikull të shkruar nga organizata Human Right Watch për të sulmuar Bashën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>