Drejtuesi i impiantit të trajtimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, Enea Murataj, tha se impianti ka filluar operimin që në vitin 2017 dhe se pronarët e tij janë shqiptarët.
“Impianti ka filluar operimin në vitin 2017 dhe që nga dita e parë ka punuar normalisht me përpunimin e mbetjeve të Elbasanit. Të gjitha mbetjet përpunohen sipas shkallës së mbetjeve, ku pjesa më e madhe shkon për incenerim. Pronarët e vërtetë janë shqiptarët.
Këtu aktualisht po sjellin mbetje disa bashki të Qarkut të Elbasanit, por jo të gjitha, pasi sasia që prodhohej do të ishte shumë më e lartë. Gjithë sasia e energjisë që prodhohet këtu injektohet në rrjet. Ne mund ta faktojmë shumë lehtë që injektohet energji në rrjet”
Ai shtoi se këtu nuk kemi incinerator por impiant të përpunimit të mbetjeve.
Ndërkohë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, tha se në impiant digjen të gjitha mbetjet, që më parë hidheshin në lumin Shkumbin, ku digjeshin në natyrë dhe ndotnin gjysmën e qytetit.