
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam tha në një intervistë se po mban “grumbuj parash” në shtëpi për shkak të bllokimit të llogarive bankare nga SHBA-të, raporton BBC.
Ndërkohë në rrjetet sociale kjo deklaratë ka shkaktuar shumë spekullime për mënyrën se si qeveria transporton rreth $52 mijë pagë mujore në banesën e Lam.
Ajo është një nga politikanet më të paguara në botë, me një pagë vjetore prej $600 mijë.
Carrie Lam bënë pjesë në listën e njerëzve që nuk lejohen të kenë llogari bankare ose të hyjnë në SHBA, pas ligjit të ri të miratua në Kine për sigurinë në Hong Kong.