Dritan Leli nuk lejon mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Teatrin ‘Petro Marko’

Nga Exit News
Dritan Leli nuk lejon mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Teatrin ‘Petro Marko’

Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës nuk ka lejuar zhvillimin e mbledhjes së Këshilli Bashkiak në teatrin ‘Petro Marko’, për shkak të masave anticovid. Në një letër dërguar Këshillit Bashkiak, të martën, Leli nuk ka lejuar përdorimine. ambjenteve të Teatrit për këtë mbledhje, duke propozuar zhvillimin e saj online.

Ky vendim u kundërshtua nga këshilltarët bashkiak. Në një dalje për median, ata u shprehën se janë kujdesur për zbatimin e të gjitha protokolleve shëndetësore të Covid-19.

Këshilli Bashkiak i Vlorës më 2 qershor kërkoi hetim për kryebashkiakun Dritan Leli. Ata kërkuan ngritjen e një komisioni hetimi për monitorimin e punëve publike të kryera nga kryebashkiaku. Propozimi, i parë nga Exit News, erdhi për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për pastrimin e qytetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>