Dua Lipa fiton çmimin ‘Grammy’ për albumin më të mirë pop

Nga Exit News
Dua Lipa fiton çmimin ‘Grammy’ për albumin më të mirë pop

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa fitoi me çmimin “Grammy” për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.

Më 2018, Lipa fitoi  dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

Në këtë edicion, Lipa kandidonte në gjashtë kategori. Dua Lipa me këtë album mori epitetin “alfa e discos”. Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit të kaluar.

“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, u shpreh Lipa pasi pranoi çmimin.

Taylor Swift me  albumin “Folklore” fitoi çmimin  albumi i vitit duke u bërë këngëtarja dhe tekstshkruesja e parë që fitoi këtë çmim tri herë, pas fitoreve të saj për “Fearless” në 2010 dhe “1989” në vitin 2016.

Beyoncé fitoi çmimin për performancën më të mirë R&B për “BLACK PARADE”. Ajo mori katër çmime “Grammy” në këtë edicion duke bërë kështu histori. “Quuen Bey” u bë artistja më me së shumti çmime “Grammy”, gjithsej 28.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>