Duka akuzon Fidel Yllin: I intereson që sporti të jetë në krizë

Nga Exit News
Duka akuzon Fidel Yllin: I intereson që sporti të jetë në krizë

Presidenti i Federatës të Futbollit Shqiptar, Armando Duka ka akuzuar deputetin socialist Fidel Ylli se po përpiqet të përfitojë politikisht nga situtata problematike ku ndodhet aktualisht futbolli shqiptar.

Në një intervistë për News24, të mërkurën, Zoti Duka deklaroi se tetë vite më parë Fidel Ylli premtoi shumë mbështetje për sportin në këmbim të mbështetjes së Federatës politikisht dhe më pas i ktheu shpinën sporti:

“Unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur tetë vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me gjithë ato premtimet dhe trumbetimet e tij se do bënte shumë për sportin në Shqipëri por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri përmes sportit.”

Duka akuzoi Yllin se shpreson që situata e vështirë e sportit të zgjasë sa më shumë sepse ai vetë po përfiton politikisht:

“E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëj Fideli sot i cili ka zhvilluar na dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjas sa më shumë.”

Fidel Ylli është emëruar nga qeveria për të biseduar me përfaqësuesit e Ligës profesioniste të Futbollit, për daljen nga ‘protesta’ e klubeve profesioniste të futbollit.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit kërkojnë nga qeveria  qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

LEXO  Delegacioni i BE reagon ndaj planeve të qeverisë për investimet në inceneratorë

Derisa të plotësohen këto kërkesa ata kanë deklaruar se nuk do të nisin kampionatin.

 

Lajme te ngjashme