
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, (PBDNJ), Vangjel Dule ka kërkuar caktimin e një date sa më të shpejtë, por pa dhënë një datë konkrete.
Pas përfundimit të takimit me presidentin Meta, Dule tha se:
“Zhvillimet ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve, me procedurën më të shpejtë. Zgjedhjet mbeten një sfidë ende e pa arrirë në vendin tonë. Qëndrimi ynë është i qartë, propozojmë datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi”.