
Tre punonjës të Inspektoratit Shëndetësor dhe një punonjës i Autoriteti të Kontrollit Ushqimor në Durrës janë infektuar me Covid-19.
Katër punëtorët çdo ditë vizitojnë qindra biznese për të kontrolluar nëse zbatojnë apo jo masat dhe protokollet e qeverisë kundër përhapjes së Covid-19.
Nuk dihet ende nëse ata janë infektuar gjatë punës. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin e epidemiologjik të rasteve.
Në Durrës aktulisht ka 203 të infektuar aktivë.