
Dhjetra qytetarë protestuan të hënën para Bashkisë Durrës, pasi nuk përfitojnë grante për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Qytetarët pretendojnë se janë lënë pa të drejtë jashtë listës të përfituesve të granteve të Rindërtimit.
Listat për familjet përfituese janë miratuar të enjten, 25 qershor, nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.
Sipas listave, shtëpitë e dëmtuara ndahen në 3 grupe:
- DS1 – dëmtime të lehta;
- DS2 – dëmtime mesatare;
- DS3 – dëmtime të rënda.
Sipas këtyre kategorive, familjet do të përfitojnë grante të ndryshme. Shpërndarja e tyre nis në korrik.