Dy arinj të vegjël, të rrezikuar në Shqipëri, janë transferuar një shtëpi të re në Kent, në Mbretërinë e Bashkuar.
Lucy dhe Mish u gjetën të braktisur në Shqipëri para se të dërgoheshin në një shtëpi të përkohshme në Belgjikë. Falë përpjekjeve të aktivistëve për të mbkedhur fonde, ato u transportuan më pas në një qendër të specializuar në Kent.
Këlyshët u shpëtuan nga Qendra e Shpëtimit të Kafshëve të egra shqiptare pasi u gjetën të vegjël fare, vetëm disa javësh. Besohet se nëna e tyre kishte ikur nga frika nga gjuetarët.
Nëse mund të mblidhen më shumë para, këlyshët do të transferohen në parkun simotër të Wildwood Trust, Escot në Devon.