Dy nga kontrollorët e aeroportit ‘Nënë Tereza’ të cilët u lanë në arrest me burg, apeluan këtë vendim.
Armando Fezga dhe Muhin Mezini kërkojnë në Gjykatën e Apelit lehtësimin e masës së sigurisë për ta.
Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për dy kontrollorët e arrestuar Fezga dhe Mezini, ndërsa për Flora Ndrecën vendosi arrest shtëpie.
Kontrollorët akuzohen për shpërdorim detyre. Kontrolluesit e trafikut ajror shqiptar pezulluan punën e tyre të mërkurën. Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.
Ata thanë se kishin stres për shkak të shkurtimit të pagave dhe pushimit nga puna të kolegëve të tyre. Kontrollorët thanë se qeveria kishte refuzuar të dëgjonte ankesat e tyre për 10 muajt e fundit.
Qeveria mohoi që dikush është pushuar nga puna dhe tha se pezullimi i punës së tyre ishte i paligjshëm. Dhjetra prej tyre u ndaluan dhe më pas u lanë të lirë.