
Dy prej naftëtareve në grëve urie janë dërguar, të mërkurën, me urgjencë në spitalin e Fierit për shkak të problemeve shëndetësore.
Kjo është dita e 21-të e grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore është rënduar.
Pavarëisht kësaj, naftëtaret e tjera deklaruan se do të vazhdojnë grevën.
Po ashtu ato thanë se kanë marrë mesazhe kërcënuese për të dalë nga greva.
Njëra prej tyre u shpreh:
“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori.”
Ato i bëjnë thirrje kryeministrit që të plotësojë kërkesat e tyre: marrjen e rrogave të prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.