
Shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.
Ato u shpallën fituese të mërkurën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi.
Përdorimi i rregullimit gjenetik CRISPR/Cas9 lejon mundësinë e ndryshimit të “kodit të jetës gjatë disa javësh”.
Nobeli për letërsinë do të shpallet më 8 tetor ndërsa për paqen më 9 tetor.