Policia italiane arrestoi mbrëmë dy vëllezër shqiptarë në Rimini, akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Dy vëllezërve, 22 dhe 36 vjeç iu sekuestrua drogë e llojit marijuanë, kokainë dhe hashash, si dhe rreth 100 mijë euro.
Sipas hetimit të policisë, të arrestuarit, prej muajsh, kishin shpërndarë nëpër qytet drogëra të ndryshme, me vlerë 900 mijë eurosh.