Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka pasur dy viktima nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 764 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 14 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 280 raste.
Mbeten 171 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 656 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 256 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 25 158 qytetarë, ndërkohë që 149 121 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.