
Dy pacientë më Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e viktimave në vend në 58.
Viktimat janë:
- një 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar në Infektiv nga një spital jopublik;
- një 83-vjeçar nga Durrësi, i cili vuante nga hipertensioni.
58 viktimat janë të shpërndarë në këto qarqe:
- Qarku Tiranë 32,
- Qarku Durrës 10,
- Qarku Fier 5,
- Qarku Vlorë 2,
- Qarku Shkodër 7,
- Qarku Kukës 1,
- Qarku Elbasan 1.
Në ditët e fundit, pothuaj çdo ditë ka pasur humbje jete mes pacientëve me Covid-19.
Edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për shërbim në spital është rritur duke shënuar rekord të ri. Aktualisht në Infektiv janë shtruar 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.