Qeveria dyfishon kontrollet për bizneset në bgregdet dhe ndjek penalisht shkelësit e protokolleve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftuan se nuk do të ketë tolerime dhe se dënimet do të shkojnë deri në ndjekje penale.
“Duke qenë se sezoni turistik është hapur ne po dyfishojmë ekipet e terrenit. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për shkelësit e masave dhe protokolleve. Mund të bëhen burim i përhapjes së infeksionit.” – tha Manastirliu.