Në Shqipëri dyshohet se qarkullon varianti britanik dhe afrikano-jugor i COVID-19, sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Fico tha në një intervitë për DW se “ka dyshime të arsyeshme” për praninë e këtyre varianteve në Shqipëri dhe se janë “seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”.
Varianti britanik dhe afrikano-jugor i COVID-19 transmetohet më shpejtë se varianti i parë që u shfaq në muajin mars.
Dyshohet gjithshtu se ato mund të jenë edhe më shumë vdekjeprurës.