Të paktën 27 persona mbetën të vdekur, ndërsa rreth 150 të tjerë mundën të shpëtonin nga dy pengmarrës të armatosur në një hotel në Bamako të Malit, gjatë ditës së sotme. Sipas mediave të huaja, ndërhyrja e forcave speciale te Kombeve te Bashkuara, disa orë pas pengmarrjes, bëri të mundur shpëtimin e qytetarëve.
Një agjensi, e përdorur nga xhihadistët në rajonin e Afrikës, raportoi se Al-Qaeda dhe një degë e saj, al-Murabitoun, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ende nuk ka informacione të sakta për identitetin e viktimave.