E drejta e informimit, hapet portali “PyetShtetin.al”

E drejta e informimit, hapet portali “PyetShtetin.al”

Portali “PyetShtetin.al”, që synon të ndihmojë qytetarët për të marrë më lehtë informacion nga autoritetet publike, mund të përdoret tashmë nga të gjithë qytetarët.

Portali, një iniciativë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është ndërtuar në bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Sipas këtij ligji, ë gjithë autoritetet shtetërore të bëjnë publike dhe të vënë në dispozicion të qytetarëve (në mënyrë proaktive pa kërkesë ose me kërkesë të qytetarëve/subjekteve të interesuar) çdo të dhënë, informacion të hartuar apo të mbajtur prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Në portal, qytetarët mund të drejtojnë kërkesa për informacion drejt institucioneve të ndryshme shtetërore, ose mund të shkruajnë ankesat e tyre për këto institucione.

Një tjetër funksion i portalit “Pyet Shtetin” është lehtësimi i procedurës së dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës si dhe të ankesave në rast të refuzimit të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kjo nismë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit synon të nxisë parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>