E vërteta e mosdeklarimit – Vlahutin sqaron

E vërteta e mosdeklarimit – Vlahutin sqaron

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka pranuar se nuk ka bërë deklarimin e plotë përfundimtar të pasurisë për shkak se ka ndryshuar adresë, pasi lëvizi nga Zagrebi në Tiranë.

Në një sqarim publik të Delegacionit të BE-së thuhet se:

“Në janar 2015, formulari i deklarimit për zyrtarët publik në Kroaci u ndryshua në një formular shumë më të detajuar në format elektronik. Për këtë arsye, Komisioni kishte dërguar një shkresë zyrtare me anë të së cilës kërkonte sqarime të mëtejshme për disa çështje, por këtë shkresë Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte marrë, për arsye se ajo nuk ishte më banuese në Zagreb, pasi kishte lëvizur në Tiranë në tetor 2014.”

“Në janar 2016, Ambasadorja Vlahutin gjeti në postën e saj një letër tjetër dhe u lidh menjëherë me Komisionin, duke kërkuar mundësinë e plotësimit të pjesëve të reja të formularit.  Por kjo nuk ishte e mundur nga pikëpamja procedurale, për arsye se regjistrat në Kroaci janë aktivë vetëm për një periudhë deri në 12 muaj pas largimit nga shërbimi publik dhe Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte më statusin e zyrtarit publik, siç shpjegohet edhe në vendimin administrativ të Komisionit”.

Gjithashtu, ambasadorja ka dashur të largojë çdo lloj insinuate për pastërtinë e figurës së saj duke u shprehur se:

“… zyrtarët kroatë në kategorinë e Ambasadores Vlahutin u nënshtrohen një verifikimi sigurie të hollësishëm (sekret NATO/BE) i cili përfshin një sasi edhe më të hollësishme dhe tërësore informacioni se sa deklarimi, përfshirë të gjitha informacionet mbi transaksionet financiare dhe pasurinë” – përfundon sqarimi i Delegacionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>