Mbi 15,6 miliardë lekë (rreth 127 milionë euro) është vlera e ndërtimeve të miratuara në Tiranë gjatë 3 mujorit të parë të 2021-shit, sipas INSTAT-it, bazuar në lejet e ndërtimit të dhëna.
Për gjithë vendin, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar pë tremujorin e parë 2021 për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 26,6 miliardë lekë, ose rreth 216 milionë Euro. Krahasur me tremujorin e parë 2020, vlera e ndërtimeve është thuajse dyfishuar—nga 13,4 miliardë.
Tirana është qyteti me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit për këtë periudhë, 72 leje nga 251 të miratuara në të gjithë vendin. Pas Tiranës renditet Durrës me 44 leje ndërtimi dhe Fieri me 26 leje ndërtimit. Pjesën më të madhe të lejeve të ndërtimit e zënë ato për banesa.
Në gjithë vendin numri i lejeve të ndërtimit është rritur me rreth 36 %, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2020.