Eco Albania letër Ramës të shpallë Park Kombëtar lumin Vjosa

Nga Exit News
Eco Albania letër Ramës të shpallë Park Kombëtar lumin Vjosa

Organizata Eco Albania i kërkoi kryeministrit Edi Rama të shpallë lumin Vjosa Park Kombëtar.

Përmes një letre dërguar Ramës, Eco Albania u shpreh se qeveria duhet ta shpallë Vjosën Park Kombëtar të kategorisë së dytë.

Ata reaguan pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha se shpallja park kombëtar nuk lejon zhvillimin e agroturizmit.

Në kundërshtim me deklaratën tuaj, opsioni e Parkut Kombëtar është një tërheqje shtesë për turistët, një markë e veçantë e turizmit. Në rastin e Vjosës, kjo do të ishte edhe më e vërtetë, kur flitet për Parkun Kombëtar të parë të një lumi të Egër të Evropës. Për më tepër tashmë ka shumë shembuj të mirë të Parqeve Kombëtare të ngjashme në rajon”

Organizata kërkoi një takim me kryeministrin për të folur mbi mundësinë e mbrojtjes së Vjosës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>