
Qeveria propozon pension të parakohshëm për punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit që largohen nga puna me dëshirë, apo nga titullari i institucionit.
Kërkesat do vlerësohen nga një Komision i Posaçëm i zgjedhur nga SHISH.
Gjykimi do të bëhet mbi bazën e aftësive fizike, moshës dhe vjetërsisë në punë.
Dy të fundit – pra mosha dhe vjetërsia në punë – janë të përcaktuara në draft-ligj.
Mund të dalin në pension paraprak ata që kanë mbushur 57 vjeç apo që kanë 25 vite shërbimi në struktura ushtarake dhe policore.
Ajo që nuk përcaktohet është kriteri i “aftësisë fizike” mbi të cilën do të vlerësohen punonjësit mbi 57 vjeç të SHISH.
Të larguarit nga puna do të marrin 50% të pagës mujore, deri në momentin që dalin në pension dhe kanë detyrimin të bëjnë 700 orë punë në vit.
Një ligj të ngjashëm qeveria ka propozuar edhe për Policinë e Shtetit.