Edi Paloka emërohet drejtues politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike do ketë kështu detyrën për të organizuar fushatën politike të demokratëve në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit.
Paloka është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në 5 legjislatura, nga viti 2001 deri më 2019 kur i gjithë grupi parlamentar demokrat vendosi të heqë dorë nga mandatet dhe të dalë nga parlamenti.
Më herët PD ka caktuar Helidon Bushatin drejtuesin e demokratëve në Shkodër.
Në Fier u emëruar ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së.
Mbeten ende 9 drejtues të tjerë politikë për t’u emëruar.