Edi Paloka: Procesi ka ngjallur pakënaqësi te anëtarësia e PD

Nga Exit News
Edi Paloka: Procesi ka ngjallur pakënaqësi te anëtarësia e PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se procesi i votimit ka krijuar pakënaqësi tek anëtarësia.

Në një komunikim për gazetarët, Paloka u shpreh se demokratët duhet të bëhen bashkë pasi e keqja më e madhe është Edi Rama.

Çdo garë, për të qenë të sinqertë, krijon edhe një lloj pakënaqësie, krijon probleme është e vërtetë. Jemi koshient ne, ata që përfaqësojnë PD në këtë proces dhe çdo anëtar i PD që e keqja e këtij vendi është Rama dhe ai duhet larguar një orë e më parë.”

Anëtarët e PD kanë nisur procesin e votimit në disa qytete për të zgjedhur kandidatët për deputetë. Procesi që ato po zhvillojnë është i komplikuar pasi anëtarët duhet të votojnë për kandidatët që duan të përjashtojnë nga gara.

Kjo shpesh herë ka krijuar konfuzion te anëtarët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>