Edit Harxhi akuzon Bashën për përjashtimin nga gara të Elezit

Nga Exit News
Edit Harxhi akuzon Bashën për përjashtimin nga gara të Elezit

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, pas mbledhjes së Kryesisë, dënoi mosmiratimin e kandidaturës së Ibsen Elezit për garën e kryetarit të partisë.

Harxhi fajësoi Bashën për vendimin duke e quajtur si “i rëndë dhe i pajustifikueshëm” në një koment në rrjetin Facebook.

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë,” shkruan ajo.

Harxhi shton se Elezi kërkon prëj vitesh reformim në PD “nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm“.

Në përfundim, ajo shprehet se grupi do të vazhdojë betejën për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>