Kandidatja për kryetare e PD-së, Edit Harxhi, në mbledhjen me demokratët e Gjirokastrës denoncoi marrëvëshjen parazgjedhore me LSI, e cila nuk u miratua as nga Kryesia e as nga Këshilli Kombëtar.
Harxhi prezantoi propozimet për ndryshimet statutore, ku sipas saj kandidatët nuk duhet të ishin peng i një kupole në Tiranë, por duhet të zgjidheshin nga anëtarësia në rrethe.
“Unë kërkoj që me programin tim të mundohemi, kryesia, dega, të përzgjedhin kandidatët që dëshiron,” tha ajo.
Harxhi gjithashtu deklaroi se PD-ja duhet të siguronte përfaqësimin e të rinjëve në strukturat e saj, si dhe të dilte me një plan konkret për çështjen e pronave dhe dekomunistizimin e vendit.
Ajo e konsideroi garën për kreun e PD-së si të pabarabartë dhe u shpreh se listat e anëtarëve duhet t’i kenë degët e jo të jenë pronë e kryetarit.