
Deputeti i PD-së Eduard Selami deklaroi sot votën pro reformës në drejtësi edhe nëse Partia Demokratike voton kundra saj.
Zoti Selami u shpreh se vendimi për të mos votuar propozimin e paraqitur nga Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Nuland do të ketë shumë pasoja për Zotin Basha. Ai tha se tashmë dhe shumë anëtarë të PD-së nuk e mbështesin Zotin Basha në këtë vendim.