Egjipti ka dërguar drejt Shqipërisë ndihma mjekësore për banorët që ende vazhdojnë të qëndrojnë në çadra pasi tërmetit të 26 nëntorit.
Ndihmat janë mundësuar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim dhe ambasada egjiptiane në Tiranë ia dorëzoi ato qeverisë shqiptare.
Qindra familje vazhdojnë të jenë të strehuara në çadra, pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti. Me shtimin e reshjeve dhe uljen e temperaturave, është bërë gjithnjë e më e nevojshme ndihma mjekësore për këto familje.