Ekipi hetues për origjinën e Covid-19, i Organizatës Botërore e Shëndetit (OBSH) ka vizituar spitalin e parë që trajtoi pacientët e parë të infektuar në Vuhan, raporton Reuters.
Doktorët e spitalit kanë mbledhur të dhëna nga pacientë që vuanin nga një pneumoni e paidentifikuar që në fund të 2019. “Një mundësi e rëndësishme për të biseduar direkt me mjekët që kanë trajtuar që në gjenezë Covid19”, tha anëtari i ekpit të OBSH-së, Peter Daszak në Twitter.
Ata do të vizitojnë edhe tregun e gjësë së gjallë në qendër të Vuhanit ku shpërtheu pandemia. Si dhe Institutin e Virologjisë në Vuhan ku mendohet se është përgatitur virusi.
Të shtunën, ekipi i OBSH-së shkoi në një ekspozitë ku paraqiten përpjekjet e qeverisë kineze për tu përballiur me pandeminë, gjatë 76 ditëve të karantinës.
Një vit më parë, OBSH shpalli emergjencë shëndetësore ndërkombëtare për Covid-19.