
Asnjë prej lojtarëve të ekipit të Tiranës nuk është prekur nga Covid-19. Mbrëmjen e së hënës, ekipi ka marrë përgjigjet e testimeve dhe tani janë gati për ndeshjen kundër Crvena Zvezdas së Beogradit, ndeshje për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të luhet të martën në stadiumin Air Albania, duke respektuar masat dhe protokollet anti-Covid, miratuar nga ministria e Shëndetësisë.
Në stadium do të lejohen vetëm lojtarët, stafet shoqërues dhe teknikët e nëvojshëm për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Tifozët, përveçse në stadium, nuk do lejohen as të grumbullohen në ambientet përreth tij. Në rast grumbullimi policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.
Po ashtu, policia ka lajmëruar bllokimin e akseve rrugore rreth stadiumit kombëtar që në orën 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes në orën 22:00.