Ekspertët e PD-së për reformën në drejtësi, Eduart Halimi, Gazmend BArdhi, Ivi Kaso dhe Enkelejd Alibeaj, deklaruan sot se kryeministri kap drejtësinë, nëse miratohet drafti i deritanishëm i reformës. Në një konferencë për gazetarët, ata thanë se “Kryeministri Rama injoroi me arrogancë 11 rekomandimet më të rëndësishme të Komisionit të Venecias.”
“Zgjedhja e të gjithë kupolës të mos bëhet me 84 (3/5 e parlamentit) vota që i ka kryeministri, por të bëhet me 2/3 për të pamundësuar maxhorancën, qoftë kur e ka emrin Edi Rama, apo Lulzim Basha të mbajë nën kontroll sistemin e drejtësisë”- u shpreh Eduart Halimi.
Katër ekspertët thanë se nëse drafti miratohet, kryeministri merr nën kontroll hetimin dhe gjykimin pasi mund të shkarkojë dhe emërojë të gjithë drejtuesit e lartë të sistemit të drejtësisë