Mënyra e njohjes së pakicave kombëtare përmes 300 firmave – e propozuar nga Ministria e Brendshme në projektvendimin për ligjin e pakicave kombëtare – është quajtur nga historianët dhe ekspertët si i gabuar.
“Nëse ata ta 300 nuk e kanë të dokumentuar kombësinë jo shqiptare, atëherë si iu lindka e drejta të shpallen minoritet?” – argumentoi antropologu Përparim Kabo.
Sipas tij problem qëndron tek ligji dhe puna duhet të fillojë nga amendimi i tij.
“Ka dy qëndrime, ose do të amendohet ligji, ose nëse mbahet ashtu si është, si në matematikë, nëse veprimin e parë e bën gabim dhe vazhdon zgjidhjen mirë, i gjithë ushtrimi del gabim” – tha ai.
Drafti është hartuar në mënyrë amatore sipas tij dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së përfshirjes së ekspertëve në punën e komisioneve parlamentare.
Në draft mungojnë kriteret që imponon e drejta ndërkombëtare për përcaktimin e një minoriteti kombëtar sipas historianëve.