Eksploziv në makinën e minatorit Elton Debreshi, ish-kandidat i pavarur për deputet

Nga Exit News
Eksploziv në makinën e minatorit Elton Debreshi, ish-kandidat i pavarur për deputet

Një sasi eksplozivi shpërtheu të premten në makinën e ish- kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë, minatorit Elton Debreshi.

Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip Benz dhe shpërtheu ndërkohë që ishte parkuar pranë banesës së Debreshit. Ky i fundit mban edhe postin e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Dëmet nga shpërthimi kanë qënë vetëm materiale dhe sipas një raportimi nga BW, autoritetet lokale kanë shoqëruar disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Debreshi u bë i njohur për shkak të përplasjes me kompaninë AlbChrome, të cilën e akuzoi për tentativë për të penguar veprimtarinë e saj dhe se pushoi padrejtësisht nga puna 4 minatorë – vetë Elton Debreshin, Beqir Duriçin, Behar Gjimin dhe Ali Gjetën.

Exit News ka shpjeguar më parë përplasjet mes minatorëve dhe Albchrome në Bulqizë (lexo këtu).

Pak ditë më parë, sindikata njoftoi se minatori Beqir Duriçi fitoi gjyqin e shkallës së parë dhe dëmshpërblim nga kompania Albchrome, për pushimin e paligjshëm nga puna, më 2019. Ky është gjyqi i parë i fituar nga një minator kundrejt kompanisë. AlbChrome ndërkohë e ka apeluar vendimin.

Ndërkohë, në garën për deputet, Debreshi synoi arritjen e statusit të minatorit, për të cilin dorëzoi në Kuvend në prill edhe një peticion prej 10 mijë firmash.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>