
Tre të dënuar janë ekstraduar nga Belgjika e Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Ata janë:
- Gjon Menga, 56-vjeç, i esktraduar nga Belgjika dhe i dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Kurbinit e dënoi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e 4 të tjerëve në vitin 2004.
- Luigj Dema, 26 vjeç, i ekstraduar nga Belgjika dhe i dënuar me 19 muaj burg për prodhim, mbajtje dhe shitje të armëve të ftohta.
- Manol Begaj, i njohur dhe me emrin Martin Begaj, 41-vjeç, i ekstraduar nga Italia dhe i dënuar për vrasje e një personi në Berat.