Ioannis Lagos, ish anëtar i partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë në Greqi, u ekstradua të shtunën në Athinë, sipas raportimit të Reuters.
Ai, së bashku me 6 anëtar të tjerë të partisë dhe kreun, Nikos Mihaloliakos, u dënuan në tetor 2020 me 13 vjet burg.
Ata u akuzuan për krime urrejtje gjatë krizës ekonomike greke dhe jo pak herë shiheshin duke performuar përshëndetje naziste.
Lagos shpëtoi pasi ditën e shpalljes së vendimit u arratis në Bruksel, ku ishte anëtar i Parlamentit Evropian.
Megjithatë, muajin e kaluar PE i hoqi imunitetin duke i hapur rrugën ekstradimit të tij.
“Për Ortodoksinë dhe Greqinë, çdo sakrificë ia vlen,” tha Lagos para prokurorisë së Athinës.
Qeveria greke deklaroi se kishte “luftuar dhe eleminuar helmin toksik të Agimit të Artë”.
“Sundimi i ligjit qëndroi i vendosur kundër kriminelëve” tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e qeverisë, Arostotelia Peloni.