Policia e Elbasanit arrestoi të dielën dy persona për kanosjen me armë ndaj një 23 vjeçari.
Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit “shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç”.
Personat i kanë marrë me forcë të riut shumën prej 5.000 lekë.