Pronari i një lokali dasmash në Elbasan u gjobit me një milionë lekë, pasi në shkelje të aktit normativ, kishte organizuar një dasëm në ambientet e brendshme të lokalit, pa respektuar masat kundër Covid-19
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.
Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.