Një çift bashkëshortësh në Elbasan janë infektuar me Covid-19.
Ata janë banorë në lagjen 5-Maji, ku ka dhe të tjerë të infektuar.
Bashkëshorti, 62 vjeç, është shofer në një fasoneri në Elbasan.
Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar çifti, por ISHP dyshon se ata mund të kenë pasur kontakte me restorantin pranë gjykatës në Elbasan, ku janë infektuar dhe 15 persona të tjerë.
Po ashtu nuk dihet ende nëse fasoneria ka vazhduar punën këto javë dhe nëse 62-vjeçari ka pasur kontakte me punonjës të tjerë.
Me rastet e reja, shkon në 18 numri i të infektuara në Elbasan.