
Gazetari Elez Biberaj është drejtori i ri në detyrë i Zërit të Amerikës. Ai u emërua në këtë post nga Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) që tashmë prej fillimit të qershorit drejtohet nga Michael Pack.
Elez Biberaj do të zëvendësojë në këtë post Amanda Bennetin e cila dha dorëheqjen, pak para se Michael Pack të niste shkarkimet nga puna të drejtuesve.
Në një letër drejtuar kolegëve, Biberaj tha se do të bëjë maksimumin të nderoj Kartën dhe Misionin e Zërit të Amerikës dhe t’i përmbahet standardeve më të larta të gazetarisë dhe etikës.
Biberaj e ka nisur punën si gazetar në Zërin e Amerikës që në vitin 1980. Pas disa viteve, në 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa në vitin 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.