Elizabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi kalojnë verifikimin e figurës dhe pasurisë nga KLP

Nga Exit News
Elizabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi kalojnë verifikimin e figurës dhe pasurisë nga KLP

Drejtuesit e komanduar të prokurorisë së Tiranës dhe Elbasanit, Elizabeta Imeraj dhe Kreshnik Ajazi, janë lejuar të vijojnë procedurën e ngritjes në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Imeraj dhe Ajazi janë caktuar përkohësisht në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe Elbasanit respektivisht. Ata janë gjithashtu kandidatët e vetëm për t’u emëruar përfundimisht në këto poste.

njoftimin e KLP-së thuhet se verifikimi i pasurisë dhe figurës për Imerajn dhe Ajazin u krye nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale. Anëtarët e KLP vendosën unanimisht që t’i lejojnë kandidatët për të vijuar procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë.

Verifikimi i pasurisë së Imerajt dhe Ajazit u krye bazuar në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, informacioneve nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave.

Të dy kandidatë rezultuan pa probleme me pasurinë bazuar në raportet e këtyre insitucioneve.

Ata kaluan gjithshtu filtrat për verifikimin e figurës pasi KLP administroi përgjigjet e prokurorive për kallzime të mundshme ndaj dy prokurorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>