Anija kozmike SpaceX nisi të Mërkurën fluturimin e parë me civilë për në orbitën e Tokës.
VIzitorët janë themeluesi dhe shefi ekzekutiv i firmës së shërbimeve financiare Shift4 Payments Inc, Jared Isaacman, dhe 3 miq të tij.
Një transmetim në internet i nisjes së SpaceX tregoi Isaacman, 38, dhe shokët e tij të ekuipazhit – Sian Proctor, 51, Hayley Arceneaux, 29, dhe Chris Sembroski, 42 – të lidhur në kabinën e tyre, të veshur me kostume fluturimi bardh e zi.
Fluturimi shënon misionin e parë të ekuipazhit në orbitë pa astronautë profesionistë. Ai pritet të zgjasë rreth tre ditë, thanë zyrtarët e misionit.
Ky shënoi fluturimin e parë të biznesit ri të turizmit orbital të pronarit të SpaceX, Elon Musk, dhe një hap përpara konkurrentëve, duke ofruar gjithashtu udhëtime me anije raketash për klientët të gatshëm të paguajnë.
Isaacman ka paguar një shumë të pazbuluar për miliarderin Musk për të udhëtimin. Revista Time ka llogaritur çmimin e biletës për të katër vendet në 200 milionë dollarë.