Elona Gjebrea sqaron efektet anësore të vaksinës anti-Covid

Nga Exit News
Elona Gjebrea sqaron efektet anësore të vaksinës anti-Covid

Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea ka sqaruar, të enjten, efektet anësore të vaksinës anti-Covid dhe rreziqet e saj.

Në një intervistë në A2, Gjebrea foli si aerobiologe, profesion i cili merret me studimin e pjesëve organike që ndodhen dhe transportohen nëpërmjet ajrit. Aerobiologjia për shkak të natyrës së saj ndihmon edhe për problemet e alergjisë.

Gjebrea u shpreh se nuk ka asnjë rrezik nga vaksina kundër koronavirusit:

 “Ka efekte anësore si të vaksinave të tjera, por që janë të lehta dhe të durueshme. Fakti që është dhënë aprovimi për t’u përdorur në masë, do të thotë se ka garanci.”

Ajo u ndal edhe tek konspiracionit se vaksina ndryshon ADN-në. Për këtë ajo tha:

“Njerëzit kanë merak që ndryshon ADN-ja. Nuk ka lidhje me ADN-në dhe nuk duhet të ketë asnjë frikë, nuk mund të ndërhyhet në ADN-në e njeriut.

Studiuesit kanë vite që hulumtojnë për vaksinën me ARN mesanxhere dhe kjo vaksinë do të ndihmojë edhe për luftimin e sëmundjeve të tjera”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>