EMA rekomandon dozën e tretë Pfizer por ia lë në dorë shteteve të vendosin

Nga Exit News
EMA rekomandon dozën e tretë Pfizer por ia lë në dorë shteteve të vendosin

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (EMA) rekomandoi të hënën dozën e tretë të vaksinës Pfizer për personat me imunitet të dobët por ua la shteteve anëtare të vendosin nëse do të miratojnë atë për të gjithë popullsinë.

BE-ja i bashkohet kështu SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Izraelit ku rregullatorët kanë miratuar përdorimin e dozës së tretë të Pfizer, megjithëse nuk ka konsensus midis shkencëtarëve se për cilat shtresa duhet rekomanduar. Izraeli është i vetmi shtet që e miratoi dozën e tretë për të gjithë popullsinë.

Udhëzimi nga EMA vjen pasi disa shtete anëtare të BE-së filluan fushatat e tyre të dhënies së dozës së tretë megjithëse ato nuk kanë një qëndrim për sa i përket se kush duhet ta marrë.

Qeveritë janë nën presion për të ringjallur ekonomitë e tyre , për të luftuar variantin më infektiv të koronavirusit Delta dhe për të shmangur bllokimet e mëtejshme në dimër.

Vendimi i EMA vjen pasi qendra e sëmundjeve infektive të BE paralajmëroi javën e kaluar mbulimi i vaksinave në rajon ishte ende shumë i ulët dhe kishte rrezik të një rritje të konsiderueshme të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

EMA tha se njerëzve me një sistem imunitar të dobësuar rëndë duhet t’u jepet një dozë e tretë e vaksinave Pfizer ose Moderna – të dyja të bazuara në teknologjinë mRNA – të paktën 28 ​​ditë pas dozës së tyre të dytë.

Ajo gjithashtu tha se një dozë përforcuese e vaksinës Pfizer mund të konsiderohet për të rriturit me sistem imunitar normal rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë, por shtoi se ky vendim i përket vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>