
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.
Deri më tani, vetëm vaksina e Pfizer ka marrë rekomandimin se mund të përdoret tek fëmijët në Amerikën Veriore dhe në Evropë.
Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) ende nuk ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së Modernas tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) janë lidhur me raste shumë të rralla të problemeve në zemër tek adoleshentët.