Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri Edi Rama ka emëruar 4 oficerë koordinues për Diasporën, në Itali dhe Greqi.
Oficerët e emëruar janë Aurela Konduri në Selanik, Joneda Dodaj në Athinë, Luljeta Cobanaj, në Milano dhe Edmond Kumarakun në Romë.
Këta oficerë do të kenë këto detyra:
- zhvillimin e marrëdhënieve me komunitetet shqiptare në shtetin pritës
- identifikimin e nevojave për arsimimin dhe komunikimi me mësuesit e programeve plotësuese të gjuhës e të kulturës shqiptare
- nxitjen dhe organizimin e bizneseve shqiptare në vendin pritës
- identifikimin dhe asistimin e shtetasve shqiptarë, të cilët vuajnë dënimin me heqje të lirisë në shtetin pritës
Oficerët do t’i ushtrojnë detyrat e tyre në zyrat e ambasadasë apo konsullatës shqiptare në këto qytete.
Kjo është hera e parë që komunitetet shqiptare në Greqi dhe Itali do të kenë oficerë koordinues për çështjet e tyre.