
Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Alaistair King-Smith, në postin e Ambasadorit britanik në Shqipëri. King-Smith do të marrë detyrën në shtator 2021. Lajmin e publikoi ambasadori aktual Duncan Norma, në një postim në Twitter, sot (10 shtator).
Ai do të zëvendësojë ambasadorin Duncan Norman, i cili u emërua në një detyrë tjetër diplomatike.
Alaistair King-Smith aktualisht është zëvendësdrejtori i task-forcës ndër qeveritare britanike për koronavirusin. Më parë ai qënë drejtor i politikave dhe fushatës botërore për lirinë e medias dhe drejtuesi i njësisë kundërterrorizmit.
King-Smith gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Iraq, Izrael, Kenia, Libi dhe Sudan.